

Teknologjitë efikase në energji për të ardhmen
Zgjidhjet tona të ftohjes klasifikohen me etiketat e efikasitetit më të lartë të energjisë në treg. Falë fokusit tonë te teknologjitë inovative dhe të energjisë së rinovueshme, ju përfitoni nga një zgjidhje totale që maksimizon kthimin tuaj të investimit. Dedikimi ynë ndaj zgjidhjeve ekologjike të klimës garanton që njësitë e Daikin janë jo vetëm në pajtim me standardet e legjislacionit, por janë me vite përpara tyre.
Konfigurime fleksibël për shtëpinë tuaj

Sistem Split
Për një dhomë
Një sistem split lidh një njësi të brendshme me një njësi të jashtme, për nstalim të lehtë dhe ftohje e ngrohje të thjeshtë.

Sistem Multi-split
Për të gjithë shtëpinë tuaj
Me pompat e nxehtësisë ajër-ajër të Daikin, ju mund të lidhni deri në pesë njësi të brendshme me një njësi të jashtme për të ftohur ose ngrohur me efikasitet deri në pesë dhoma të ndryshme. Temperatura për secilën dhomë mund të kontrollohet në mënyrë të pavarur.
Pajisur me teknologjinë e inverterit të krijuar nga ne
Teknologjia jonë e inverterit redukton konsumin e energjisë me deri në 30% krahasuar me një sistem pa inverter, thjesht duke përshtatur shpejtësinë e motorit sipas kërkesës në vend që ta fikë dhe ta ndezë përsëri vazhdimisht.

Dizajne të vlerësuara me çmime për enterierin tuaj
Falë gamës sonë të gjerë të njësive të brendshme dhe opsioneve të dizajnit, ju do të gjeni gjithmonë një zgjidhje për klimën që i përshtatet enterierit tuaj.

Gjithmonë në kontroll
Kondicionerët Daikin ofrojnë mënyra të ndryshme për të menaxhuar mjedisin tuaj të shtëpisë. Përdorni aplikacionin Onecta në smartfonin tuaj, telekomandën me rreze infra të kuqe ose kontrollet zanore nëpërmjet Alexa ose Google Home.
Kondicionerët tanë më të pëlqyer

Me gamën Bluevolution, Daikin e çon komoditetin në një nivel krejtësisht të ri. Duke përdorur një agjent të ri ftohës të quajtur R-32, ne kemi përmirësuar efikasitetin e energjisë deri në A+++ si në ftohje ashtu edhe ngrohje.