Politika e privatësisë së të dhënave
Sipas Ligjit belg të privatësisë të datës 8 dhjetor 1992 dhe dekreteve të tij implementuese, ne ju japim informacionin e mëposhtëm.
Të dhënat personale që ju paraqisni në këtë uebsajt përdoren nga Daikin Europe N.V. me seli të regjistruar në adresën Zandvoordestraat 300, B-8400 Oostende, regjistruar pranë RPR në Oostende me numër kompanie 412.120.336, si kontrollues i të dhënave.
Enti ligjor i Daikin në vendin tuaj është kontrolluesi i të dhënave për përpunimin e të dhënave tuaja personale që merren në lidhje me kërkesat për informacion të mëtejshëm, siç detajohet më poshtë.
Kur ju depozitoni aplikime pune, enti ligjor i Daikin me të cilin lidhet aplikimi juaj, është kontrolluesi i të dhënave për përpunimin e të dhënave tuaja personale, siç detajohet më poshtë.
Çfarë informacioni kërkojmë dhe për cilat arsye?
Përdorimi i uebsajtit tonë
Kur vizitoni një prej uebsajteve tona, ne mund të vendosim informacione të caktuara në kompjuterin tuaj në formën e një "kuki"; kjo na jep mundësinë që t'ju njohim automatikisht herën tjetër që vizitoni. Kukit mund të na ndihmojnë në një numër mënyrash. Për shembull, mund të na japin mundësinë ta përshtatim një uebsajt në mënyrë që t'u përshtatet nevojave tuaja ose për të ruajtur fjalëkalimin tuaj në mënyrë që mos e vendosni sërish çdo herë.
Më shumë informacione rreth qëllimeve për të cilat ne i përdorim kukit dhe opsioneve tuaja për të menaxhuar se cilat kuki vendosen ose lexohen prej nesh, mund të gjenden te Njoftimi për kukit.
Raportimi i mos-pajtueshmërisë
Kur keni pyetje, shqetësime, apo dëshironi të raportoni një shkelje të mundshme në lidhje me praktikat tona të biznesit, këto do t’i transferohen direkt Departamentit të Auditimit të Brendshëm të Daikin Europe N.V. Për të bërë një vlerësim të përshtatshëm dhe për t’ju dhënë juve një përgjigje, është e detyrueshme që ju të jepni emrin tuaj të plotë, vendin dhe adresën tuaj të emailit. Kur këto informacione mungojnë, kërkesa juaj do të deklarohet e papranueshme.
Në lidhje me karrierën
Kur ju paraqisni një aplikim për një prej vendeve tona të lira të punës ose për një prej skemave aktuale të rekrutimit ose kur aplikoni në mënyrë spontane, neve na duhet të dimë emrin tuaj dhe të dhënat e kontaktit për t’ju kontaktuar direkt, nëse është e nevojshme, për të diskutuar aplikimin tuaj.
Mund të jetë i nevojshëm dorëzimi i rezymesë suaj kur ju dëshironi që Daikin t’ju marrë në konsideratë për një vend të lirë pune, për të vlerësuar nëse arritjet dhe përvoja juaj akademike dhe profesionale janë të përshtatshme për pozicionin.
Kërkesat për informacion të mëtejshëm
Kur ju na kontaktoni për të kërkuar informacion, ne mund të kërkojmë prej jush që të jepni emrin dhe të dhënat tuaja të kontaktit. Gjithashtu ju mund të na jepni informacione specifike në lidhje me kërkesën tuaj. Ky informacion është i nevojshëm për të na lejuar të identifikojmë se cili prej personelit apo distributorëve tanë është në pozicionin më të mirë për të trajtuar kërkesën tuaj dhe për t’ju kontaktuar me informacionet ose këshillat e nevojshme.
A do të zbulohet informacioni te palët e treta?
Përdorimi i uebsajtit tonë
- Daikin Europe N.V. mund t’ia kalojë informacionin anonim përmes kukive të analitikës të palëve të treta (në këtë rast, Google Analytics) te një filial, distributor apo palë tjetër e tretë në mënyrë që përvojat tuaja në uebsajtin tuaj të mund të përmirësohen.
Raportimi i mos-pajtueshmërisë
- Asnjë prej të dhënave tuaja personale apo informacioni juaj konfidencial nuk do t’i zbulohet palëve të treta.
- Daikin Europe N.V. vetëm do t’ia transferojë të dhënat tuaja personale ose konfidenciale filialit përkatës ku, pas vlerësimit të përshtatshëm, kjo konsiderohet e nevojshme për t’ju dhënë juve një përgjigje.
Në lidhje me karrierën
- Të dhënat tuaja personale mund t’u transferohen palëve të treta të caktuara nga enti ligjor i Daikin me të cilin lidhet aplikimi juaj për përpunim të mëtejshëm (si p.sh. mirëmbajtja e databazës së rekrutimit ose vlerësimet e mëtejshme).
Kërkesat për informacion të mëtejshëm
- Duke qenë se Daikin vepron në nivel global, Daikin Europe N.V. ose filialet e tij në vendin tuaj mund ta kalojnë informacionin që ju jepni te një distributor ose kompani e grupit të Daikin që mund ta ketë bazën jashtë Bashkimit Evropian, duke përfshirë vende që nuk ofrojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje, si p.sh. SHBA, në mënyrë që kërkesa juaj të trajtohet në mënyrën e duhur. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur të dhënat tuaja personale gjatë këtyre transferimeve.
Informacioni shtesë
Ju mund të keni qasje ose mund të korrigjoni (përditësoni, ndryshoni ose kufizoni) të dhënat tuaja personale në çdo kohë thjesht duke dërguar një kërkesë te:
- ethics@daikineurope.com për të dhënat personale që dërgohen gjatë raportimit të një mos-pajtueshmërie
- hrm@daikineurope.com për të dhënat personale të depozituara gjatë aplikimeve për punë
- info@daikineurope.com për të dhënat personale të depozituara gjatë kërkesave për informacion të mëtejshëm
Ne do t’ju kthejmë të gjitha të dhënat personale që kemi grumbulluar rreth jush dhe ju mund të përditësoni ose ndryshoni këto të dhëna personale dhe të na i dërgoni ato sërish. Gjithashtu, në çdo moment ju mund të kundërshtoni, me anë të një kërkese të thjeshtë dhe falas, përpunimin e ardhshëm të të dhënave tuaja në lidhje me ju për qëllim marketingu të drejtpërdrejtë duke dërguar një kërkesë në adresën e lartpërmendur të emailit.
Nëse kërkoni informacion të mëtejshëm ose keni pyetje të tjera nga ato të lartpërmendura në lidhje me Politikën e privatësisë së të dhënave të Daikin, na kontaktoni (në vëmendje të Departamentit Ligjor - Legal Dpt.) përmes:
Dërgoni një email përmes këtij formulari.
Faks: +32 59 55 88 99
Postë: Daikin Europe N.V., Zandvoordestraat 300, 8400 Oostende, Belgjikë
Ky uebsajt përmban lidhje drejt uebsajteve të tjera që nuk zotërohen apo operohen nga Daikin. Kini parasysh se Daikin nuk është përgjegjës për praktikat e privatësisë së këtyre uebsajteve dhe se kjo Politikë e privatësisë së të dhënave aplikohet vetëm për të dhënat e grumbulluar nga ky uebsajt.
Versioni 1.3, maj 2013