
Dekarbonizimi i shtëpive është sfida ekologjike e ditëve të sotme. Është shtesa më e re në zhvendosjen e paradigmës globale drejt një ekonomie më ekologjike. Në industrinë automobilistike, në bujqësi dhe madje edhe në fluturime, janë bërë tashmë përpjekje për të reduktuar ose eliminuar emetimet e karbonit nga burimet e energjisë. Më pas në listë: shtëpitë.
Dekarbonizimi është sjellë gjithashtu në vëmendjen e hartuesve evropianë të politikave. BE-ja në veçanti së fundi u zotua të “luajë një rol qendror” në arritjen e emetimeve net-zero të gazeve serrë deri në vitin 2050.
Në nivel kombëtar, Holanda do t’i japë lamtumirën gazolinës, qeveria franceze stimulon zëvendësimet e bojlerëve me naftë, Finlanda po synon të bëhet neutrale në karbon deri në vitin 2035 dhe Austria e Ulët ka ndaluar ngrohjen me naftë në ndërtesat e reja.
Objektiva fisnike, por si do t’i arrijnë vendet këto? Ata po i vendosin përpjekjet në pompat e nxehtësisë. Dhe te Daikin, ne jemi të bindur se ata kanë të drejtë. Pompat e nxehtësisë janë mëse gati të pranojnë sfidën e dekarbonizimit të shtëpisë. Ato nuk janë teknologjia e së ardhmes, por një zgjidhje e përcaktuar, gati për të hyrë në mainstream.
Sfidat psikologjike
Në Suedi, pompat e nxehtësisë janë sistemi standard i ngrohjes sot. Në ndërtesat e reja në disa vende evropiane, pompat e nxehtësisë tashmë zënë deri në 50 përqind të tregut.
Në tregun e zëvendësimeve, duket se pronarët e shtëpive nuk e kanë arritur ende këtë ritëm. Por, sfidat kryesore për përqafimin e pompave të nxehtësisë në mainstream në këtë treg duken psikologjike më shumë se teknologjike.
Shumë thjesht nuk e kuptojnë se si funksionon një pompë nxehtësie.
Të tjerët janë të mendimit se pompat e nxehtësisë mund të jenë të zhurmshme, nuk duken bukur ose thjesht nuk kanë janë ende të sigurta. Dhe ndoshta pronarët e shtëpive vazhdojnë të kenë supozime për pompat e nxehtësisë që nuk janë të vlefshme më sot, thjesht sepse hapi i inovacionit në pompat e nxehtësisë është i shpejtë.
Një prej këtyre supozimeve (të vjetruara) mund të jetë efikasiteti, që deri pak kohë më parë mund të kishte një ndikim mbi efikasitetin në kosto dhe kthimin e investimit.
Pompat e nxehtësisë ajër-ujë në përgjithësi kanë tendencën të tregojnë një rënie në efikasitet kur bien temperaturat e jashtme. Në temperatura nën zero, pompat e nxehtësisë tradicionalisht kanë nevojë për pak ndihmë nga rrjeti elektrik për të ofruar komoditetin e kërkuar. Sigurisht, kjo kërcënon kursimet në kosto dhe reduktimin e emetimeve që ofrojnë pompat e nxehtësisë.
Gjeneratat e reja të pompave të nxehtësisë janë gjithnjë e më të afta për efikasitete të larta, edhe në temperatura të jashtme të ulëta. Pompa jonë më e fundit e nxehtësisë e modelit ajër-ujë, Daikin Altherma 3HHT, nuk kërkon energji shtesë deri në minus 15 gradë Celsius temperaturë të jashtme. Inovacione të tilla si 3HHT sjellin një moment kthese për pompat e nxehtësisë si zëvendësuese për bojlerët me lëndë djegëse fosile.
Një barrierë tjetër psikologjike është mungesa e njohurive mes instaluesve dhe arkitektëve, që pengon përfshirjen e tyre. Si industri, ne duhet të shkojmë përtej “korit të pompave të nxehtësisë” të instaluesve dhe profesionistëve të cilët janë tashmë të njohur me kondicionerët.
Ne duhet të hapim biseda me instaluesit që kanë punuar më së shumti me bojlerët me lëndë djegëse fosile. Ne duhet ta bëjmë të lehtë që ata të rekomandojnë pompat e nxehtësisë në tregun e zëvendësimeve, duke e bërë instalimin më të lehtë përmes dizajnit të shkëlqyer.
Te Daikin, ne po e përqafojmë këtë si përgjegjësi kyçe, sepse mendojmë se do të përshpejtojë shumë përqafimin e pompave të nxehtësisë. Rregulloret mund të sjellin një shtysë në drejtimin e duhur këtu. Holanda është një shembull i mirë: ajo tashmë ofron për instaluesit trajnim rreth energjisë së rinovueshme. Kjo mbështet zhvendosjen drejt zgjidhjeve të ngrohjes me energji të rinovueshme.
Në tregje të tjera, është më shumë çështje e heqjes së incentivave për lëndët djegëse fosile që krijojnë një barrierë për prezantimin e alternativave më ekologjike. Për shembull, në Belgjikë, çmimi i gazolinës është i ulët në krahasim me atë të energjisë elektrike.
Zhvendosja drejt pompave të nxehtësisë kërkon ndërgjegjësim dhe vëmendje nga të gjitha grupet e interesit.
Ambicia
Por, ambicia jonë është shumë e qartë: ne duam një pompë nxehtësie për çdo shtëpi evropiane. Asnjë shtëpi e re nuk duhet të ndërtohet me një bojler me lëndë djegëse fosile dhe asnjë bojler vjetër nuk duhet të zëvendësohet me bojler të ri. Çdo pengesë e mbetur teknologjike dhe psikologjike, ne do ta kapërcejmë përmes inovacioneve të palodhura.
Ne e shohim këtë si pjesë përbërëse të Vizionit Mjedisor 2050, zotimit tonë për të ofruar mjedise me ajër të sigurt dhe të shëndetshëm ndërsa përpiqemi të reduktojmë emetimet e CO² deri pranë zeros. Dhe duam që t’i bëjmë ato të thjeshta për t'u përdorur dhe me pamje tërheqëse.
Besueshmëria, reduktimi i lartë i emetimeve CO², efikasiteti dhe qetësia, janë kyçe. Kjo është pjesë e zotimit tonë për t’u bërë inovatorë kyçë.