Skip to main content

Rrugëtimi im si i Diplomuar i Ri Ndërkombëtar i Daikin Europe

Juliana, e cila vjen nga Kolumbia me formim në inxhinierinë mekanike, është aktualisht një pjesëmarrëse në Programin e të Diplomuarve të Rinj Ndërkombëtarë të Daikin Europe. Ne biseduam me Julianën për të mësuar më shumë rreth përvojës së saj dhe si i ka dhënë formë karrierës së saj, si edhe morëm këshillën e saj për të punësuarit e rinj që kërkojnë të punojnë pranë Daikin!

Fillon kërkimi për punë

Një prej sfidave më të vështira me të cilat përballet një i diplomuar është gjetja e mundësisë së duhur për punë pas universitetit.

Megjithëse unë e fillova kërkimin për punë gjatë muajve të fundit të vitit përfundimtar të Masterit, gjetja e pozicionit të duhur që përshtatej me formimin tim arsimor dhe interesat e ndryshme, rezultoi shumë i vështirë.

Kjo është edhe koha kur zbulova Programin e të Diplomuarve të Rinj Ndërkombëtarë të Daikin Europe. Me qendër në Belgjikë, programi më zuri syrin sepse u ofron të sapodiplomuarve mundësinë të fitojnë përvojë pune pranë Selisë Qendrore të Daikin Europe dhe një zyre partnere për t’u përgatitur për një pozicion të përhershëm në kompani.

Mundësia për të punuar në departamente dhe vende të ndryshme ishte pikërisht ajo që po kërkoja në një vend pune. Pasi pashë reklamën në LinkedIn, vendosa ta provoj dhe të aplikoj!

Arritja deri te intervista

Pasi aplikova në internet, më ftuan në një intervistë të shkurtër dhe të bëja disa teste vlerësimi në internet. Dy muaj më vonë, arrita deri në fazën finale të procesit të punësimit: një intervistë personale në selinë e Daikin Europe në Ostend, Belgjikë.

Megjithëse isha nervoze, intervista përfundimtare rezultoi më mirë sesa prisja dhe pak javë më vonë mora pranimin zyrtar në program! Nuk më besohej. Kisha përpara meje një mundësi të shkëlqyer dhe isha gati ta merrja atë!

Fillon rrugëtimi

Detyra ime e parë ishte si Analiste të Dhënash në Qendrën e Kërkimeve Mjedisore në Bruksel, Belgjikë. Gjatë kësaj kohe, isha në gjendje të takohesha me njerëz të shumtë nga vende dhe departamente të ndryshme, gjë që ishte shumë e çmuar në aspektin kulturor dhe profesional.

Megjithatë, një prej avantazheve më të çmuara ishte mundësia për të ndihmuar ekipin me një numër projektesh të rëndësishme. Madje propozova një mënyrë më të lehtë për të përpunuar dhe analizuar të dhënat dhe ndihmova një krijimin e një mjeti të cilin departamenti e përdor sot!

Pas këtij moduli, u nisa në detyrën time të dytë në zonën e testimit të Qendrën e Zhvillimit EMEA (EDC) në Ostend, Belgjikë. Një departament mahnitës dhe tërheqës, EDC është vendi ku Daikin Europe teston dhe krijon produkte dhe koncepte të reja. Detyra ime ishte të punoja nga afër me ekipin e dizajnit për t’u siguruar që njësitë e reja ishin në përputhje me rregulloret aktuale dhe standardet e Daikin për cilësinë e lartë.

Ndërsa sot, jam duke u përgatitur të kaloj në modulin tim të tretë dhe të fundit. Për këtë detyrë, do të punoj si Konsulent Shitjesh për Daikin Spain. Megjithëse ky pozicion do të jetë diçka krejtësisht e re dhe e ndryshme nga gjithçka që kam bërë më parë, jam gati të dal nga zona ime e komoditetit dhe të provoj diçka të re!

A jeni gati të pranoni sfidën?

Programi i të Diplomuarve të Rinj Ndërkombëtarë i Daikin Europe ishte ajo që përshtatej më mirë sepse përfshin të gjitha interesat e mia diverse dhe formimin tim arsimor. Ua rekomandoj këtë program gjithashtu të gjithëve që janë të interesuar në industrinë HVAC-R dhe të interesuar të punojnë në një kompani ndërkombëtare. Nëse pranoheni në këtë program, përgatituni sepse kjo përvojë do t’ju formojë si person dhe do t’ju mbështesë në arritjen e objektivave tuaja të ardhshme.