Skip to main content

Kaseta me qarkullim rrethor

Teknologjia e Daikin 360° Round Flow ofron komoditetin më të mirë të disponueshëm në treg dhe rrit efikasitetin tuaj të energjisë me deri në 50%.

instalim kasete me qarkullim rrethor dyqan me pakicë
instalim kasete me qarkullim rrethor dyqan me pakicë

Teknologjitë inteligjente krijojnë një klimë komode

Me qarkullimin e ajrit 360°, asnjëherë nuk do të keni korrente të ftohta ajri ose shpërndarje jo të njëtrajtshme ajri. Syri inteligjent dallon ku ndodhen njerëzit dhe e drejton qarkullimin e ajrit larg tyre, ndërsa sensorët e dyshemesë sigurojnë një temperaturë të njëtrajtshme nga dyshemeja deri në tavan.

Kasetë me qarkullim rrethor Daikin me efikasitet të lartë
Kasetë me qarkullim rrethor Daikin me efikasitet të lartë

Efikasiteti i shtuar në energji rrit kursimet tuaja

Kaseta jonë me qarkullim rrethor është e pajisur me një panel filtri me vetëpastrim që redukton kostot e mirëmbajtjes dhe rrit kursimet në efikasitetin e energjisë me deri në 50% krahasuar me kasetat normale. Syri inteligjent e kalon automatikisht kasetën në regjimin e kursimit të energjisë ose e fik atë kur dallon se në dhomë nuk ka njeri, gjë që i redukton kostot tuaja të energjisë me deri në 27%.

bg-image

Dizajni fleksibël integrohet në çdo dhomë apo instalim

Me lartësinë më të ulët të instalimit në treg, kaseta jonë me qarkullim rrethor integrohet në mënyrë të përkryer në tavanin tuaj. Dizajni i saj fleksibël lejon qarkullim ajri në 2, 3 dhe 4 drejtime, në mënyrë që ju ta instaloni atë në kënde, pranë murit ose në dhoma me formë të çrregullt.

bg-image

Mirëmbajtje e lehtë

E pajisur me një filtër special me vetëpastrim, kaseta jonë me qarkullim rrethor siguron funksionim të njëtrajtshëm dhe rrit efikasitetin me deri në 50%. Pluhuri i mbledhur gjatë vetëpastrimeve të përditshme grumbullohet në një kuti që mund të mbajë pluhurin e 12 muajve.

Harrojini shkallët dhe teknikun e pastrimit. Gjithçka që ju nevojitet të bëni për të nxjerrë pluhurin nga kutia është ta lidhni me një fshesë normale me korrent.

Kursime reale

Wolverhampton, Mbretëria e Bashkuar.

Pas instalimit të kasetës me vetëpastrim, në këtë dyqan u vërejt një reduktim 50% në konsumin e energjisë, krahasuar me zgjidhjen e mëparshme standarde.

bg-image

Rasti i zyrës së basteve Coral

Zbuloni se si kasetat tona me qarkullim rrethor me vetëpastrim arritën 50% më shumë kursime në energji për zyrat e basteve Coral.

    bg-image

    Rasti i C&A

    Mësoni se si sistemi ynë VRV me ftohje me ujë ofroi kondicionim ajri me efikasitet në energji, ujë të ngrohtë dhe ajrosje për dyqanin e veshjeve të modës, C&A.

      bg-image

      Rasti i K-Way

      Mësoni se si krijuam një zgjidhje premium për ajrin e kondicionuar për një dyqan të klasit të lartë K-Way në Covet Garden, Londër.

        bg-image

        Rasti i Sportisimo

        Mësoni se si sistemi ynë me pompë nxehtësie ndihmoi një prej dyqaneve më të mëdha të Republikës Çeke të arrinte më shumë efikasitet në energji dhe komoditet për dyqanin e vet.

          bg-image

          Projektuar për komoditet

          Syri inteligjent përdor sensorët e pranisë për të zbuluar personat dhe për ta drejtuar ajrin larg tyre për të eliminuar korrentet e ftohta. Sistemi ynë kalon automatikisht në regjimin e kursimit të energjisë ose fiket kur ai zbulon se në dhomë nuk ka njeri. Sensorët shtesë të dyshemesë garantojnë që temperatura të mbetet e pandryshuar nga dyshemeja në tavan.

          Qarkullime ajri të balancuara

          Funksionimi 360° garanton një shpërndarje ajri të balancuar në mënyrë të përkryer dhe njëkohësisht eliminon pikat e vdekura. Sistemi vertikal me luhatje automatike e shpërndan automatikisht ajrin në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë dhomën dhe redukton luhatjet e temperaturës. Kjo rezulton në më pak cikle ndezje/fikje, që redukton konsumin e energjisë dhe rrit kursimet tuaja.

          Zgjedhja më e gjerë e paneleve në treg

          E disponueshme në të bardhë dhe të zezë, kaseta me qarkullim rrethor mund të akomodojë çdo lloj enterieri.

          7 panele të ndryshme në versionin modern, vetëpastrim dhe standard do të plotësojnë çdo nevojë nga mjediset standarde deri te mjediset me pluhur.

          Panel modern në të bardhë dhe të zezë

          Panel modern në të bardhë dhe të zezë

          › Linjë e re e paneleve moderne që fsheh grilat e hyrjes së ajrit për një pamje më të stilizuar

          › Me qarkullimin e ajrit 360°, fletët e gjera dhe sensorët opsionalë inteligjentë

          Panelet me vetëpastrim janë të disponueshme në të bardhë dhe të zezë

          Panelet me vetëpastrim janë të disponueshme në të bardhë dhe të zezë

          › Kaseta unike Daikin me vetëpastrim me fletë të gjera dhe sensorë opsionalë inteligjentë

          › Panel me rrjetë më të imët për zonat me pluhur (p.sh. dyqanet e rrobave dhe libraritë)

          Panelet standarde janë të disponueshme në të bardhë dhe të zezë

          Panelet standarde janë të disponueshme në të bardhë dhe të zezë

          › Kaseta unike Daikin me qarkullim rrethor me qarkullim ajri 360°, fletë të gjera dhe sensorë opsionalë inteligjentë

          Produkte të ngjashme

          Mësoni më shumë