

Zgjidhja juaj totale
Conveni-Pack është një zgjidhje unike totale që kombinon ftohjen frigoriferike me ftohjen dhe ngrohjen për komoditet në një sistem. Gjithashtu mund ta lidhni Conveni-Pack me perdet e ajrit Biddle dhe njësitë e brendshme të Daikin.
Efikasitet energjie
Projektuar me teknologjinë VRV të krijuar nga ne dhe teknologjinë inovative të rikuperimit të nxehtësisë, Conveni-Pack nga Daikin mund të reduktojë konsumin tuaj të energjisë me deri në 50%. Njësia rikuperon deri në 100% të nxehtësisë që nxirret nga kabinetet ekspozuese me ftohje frigoriferike dhe avulluesit, dhe e ripërdor atë për të ngrohur dyqanin ose zyrën tuaj pa kosto shtesë.


Projektuar për t'iu përshtatur godinës suaj
Me dizajnin e vet kompakt dhe modular, Conveni-Pack është i lehtë për t'u instaluar. Gjurma e tij është deri në 60% më e vogël se sistemet tradicionale dhe është ideal për ndërtesat e vogla deri të mesme ku hapësira është e kufizuar, sepse kërkohet vetëm një njësi e vetme e jashtme.
Vlerësim ndërkombëtar
Që prej prezantimit, Conveni-Pack është vlerësuar si inovativ dhe ekologjik, provë e të cilave janë çmimet e mëposhtme
- Fitues i Çmimit për Mjedisin për vitin 2014 nga Institute of Refrigeration Ireland (IRI)
- Fitues i Çmimit për Produktin më të Mirë për Shitje me Pakicë për vitin 2014, Handelsjournal, Gjermani
- Trofeu i Inovacionit 2008, Ekspozita Equipmag në Francë
- Çmimi Inkurajues 2007, Ministria Gjermane e Mjedisit
- Produkti Mjedisor i Vitit në MB 2006, Çmimet e Industrisë së Ftohjes


Gjithmonë në kontroll
Zgjidhni mes kontrolleve në vendndodhje, në linjë ose në distancë për të optimizuar funksionimin dhe harxhimin e energjisë të njësisë suaj. Mjetet diagnostikuese të integruara dhe një kontrollues shërbimi thjeshtëzojnë mirëmbajtjen dhe garantojnë funksionim të sigurt në çdo kohë. Ndërfaqja unike Modbus e Daikin mund të lidhë Conveni-Pack me sistemin tuaj të menaxhimit të ndërtesës nga një palë e tretë dhe sistemin e monitorimit të temperaturës.

Rasti i Naturkost Brinkman
Mësoni se si specialisti i ushqimeve organike Naturkost Brinkman përdor ngrirjen frigoriferike për të ofruar efikasitet të përmirësuar në energji dhe komoditet në dyqan.