


Efikasitet energjie
Teknologjitë tona të rikuperimit të nxehtësisë dhe të inverterit reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme kostot tuaja të energjisë. Të konsideruara si zgjidhjet më të mirat në kategorinë e vet për ftohje frigoriferike komerciale, njësitë frigoriferike të Daikin janë deri në 50% më efikase në energji se njësitë e tjera. Ky efikasitet i lartë rezulton në kthim të shpejtë të investimit të kryer.
- Dizajn kompakt
- Produkt rezistent
- Aplikim fleksibël
Dizajn kompakt
Reduktoni gjurmën tuaj të jashtme të instalimit me deri 60%, duke integruar të gjithë komponentët tuaj të ftohjes frigoriferike dhe kondicionimit të ajrit në një njësi të vetme kondensimi të paketuar.
Produkt rezistent
Njësitë e jashtme të Daikin testohen rreptësisht në fabrikat tona. Kasa e tyre rezistente ndaj kushteve të motit dhe teknologjia e besueshme garanton jetëgjatësi më të lartë të produktit, edhe në kushtet më të ashpra të motit.
Aplikim fleksibël
Të afta të përballojnë një gamë të lartë temperaturash nga 10°C deri -45°C. Për shkak të kësaj, ato janë të përshtatshme për shumë aplikime të ndryshme frigoriferike dhe ngrirjeje!

Funksionim i besueshëm
Secila njësi Daikin testohet rreptësisht në fabrikat tona gjatë gjithë montimit të saj. Me teknologjitë dhe dizajnët lider, njësitë tonë të ftohjes frigoriferike konsiderohen zgjidhja më rezistente në treg. Trajtimet kundër gërryerjes dhe kasat rezistente sigurojnë një jetëgjatësi të lartë, edhe në kushte të ashpra moti. Duke qenë se sistemet frigoriferike janë të domosdoshme për biznesin, ne kemi ngritur ekipe mbështetjeje për shërbim gjithëpërfshirës që janë të disponueshme për të reaguar menjëherë ndaj çdo emergjence.

Plotësoni dhe tejkaloni rregulloret e gazeve F
Njësitë e ftohjes frigoriferike të Daikin plotësojnë objektivat më të fundit të rregullores së gazeve F. Duke integruar teknologjitë e përparuara, njësitë tona të ftohjes frigoriferike reduktojnë Ndikimin Total Ekuivalent në Ngrohje (TEWI) për të arritur efikasitet më të lartë në energji dhe gjurmë më të ulët karboni.

Agjentët ftohës me CO₂
Me agjentët ftohës me CO₂, ne po marrim hapin përfundimtar drejt arritjes së sistemeve ekologjike të ftohjes frigoriferike.

Studim rasti: Prezzemolo & Vitale
Për dyqanin e ri Prezzemolo & Vitale në qendrën historike të Palermos, u instalua një sistem i përbërë nga njësi Daikin Zeas dhe VRV.
Të bashkuar në të ftohtë
Rreth blerjes së Zanotti
Me blerjen e Zanotti, Daikin tani mund të ofrojë një linjë të ndryshme produktesh për të gjitha aspektet e zinxhirit të ftohtë që variojnë nga ato që përdoren në prodhimin dhe transportin e ushqimeve (transporti rrugor) deri tek ato që gjenden pranë tregtarëve.
Rreth gamës së produkteve të Zanotti
Gama tregtare e Zanotti përmban një gamë të gjerë njësish që përdoren për ftohje frigoriferike në restorante, supermarkete dhe qendra shpërndarjeje.
Sistemet speciale të trajtimit të ajrit janë të disponueshme për maturimin e sallameve dhe djathërave, ruajtjes dhe rafinimit të verërave, ftohjet në silos për drithërat dhe farërat.
Përveç gamës së produkteve komerciale, Zanotti ka një gamë të plotë për ftohjen frigoriferike gjatë transportit dhe ftohjen industriale për aplikime si p.sh. industria ushqimore, impiante shkencore, salla patinazhi,...

Zgjidhjet tona më të pëlqyera për ftohje frigoriferike

Njësi kondensimi ZEAS
- Për ftohje frigoriferike komerciale
- Njësi kondensimi me inverter DC
- Redukton konsumin e energjisë me 10-35% krahasuar me teknologjitë e ftohjes frigoriferike pa inverter
- Gjurmë e vogël dhe lehtësi instalimi brenda dhe jashtë
- Opsione kontrolli inteligjent
- Teknologjitë e përmirësuara dhe cilësimet arrijnë funksionim pa zhurmë

Conveni-Pack
- Për çiller, ngrirje, ftohje komoditeti dhe ngrohje komoditeti komerciale të vogël dhe të madhe
- Inverteri DC dhe teknologjia e rikuperimit të nxehtësisë
- Redukton konsumin e energjisë deri në 50% krahasuar me teknologjitë pa inverter
- Dizajni modular lejon instalim fleksibël në hapësira komerciale të vogla dhe të mëdha
- Teknologjitë e përmirësuara dhe cilësimet arrijnë funksionim pa zhurmë

CO2 Conveni-Pack
Sistem kompakt për kapacitet frigoriferik me temperaturë mesatare, ftohje dhe ngrohje ambienti, me rikuperim nxehtësie dhe pompë nxehtësie
- Reduktim i konsumit të energjisë deri në 50%
- Emetime më të ulëta CO₂
- Për aplikime të vogla deri të mesme në: njësi shitjeje ushqimore të vogla deri të mesme; aplikime në kuzhina komerciale; dyqane fermerësh dhe bio; zgjidhje për njësi shitjeje në pika karburanti
- Kursim hapësire dhe fleksibilitet në instalim
- Komoditet i përmirësuar brenda dyqanit
- Nivel i ulët zhurme
- Rikuperimi i nxehtësisë
- Funksion i integruar i pompës së nxehtësisë
Mësoni më shumë
-
803 - ZEAS_Product profilePDF | 889.29KB
-
Conveni Pack CataloguePDF | 1004.27KB
-
800 - Daikin Refrigeration Product cataloguePDF | 56.43MB
Ftohje frigoriferike për çdo lloj ndërtese
Qoftë kur jeni pronar dyqani, menaxher hoteli apo drejtoni një impiant industrial, zgjidhjet frigoriferike të Daikin do ta mbajnë ambientin tuaj të freskët. Fillojeni projektin tuaj me ne duke zgjedhur llojin e ndërtesës.