

- Funksionim pothuajse i heshtur
- Efikasitet në energji
- Mirëmbajtje minimale
Funksionim pothuajse i heshtur
Me vetëm 36 dB, Daikin Altherma M është një prej produkteve tona me më pak zhurmë.
Efikasitet në energji
Një model 260 l që funksionon me vlera COP prej deri 3,6 mund të arrijë nivelet më të larta të efikasitetit në energji për të maksimizuar kursimet dhe minimizuar kostot e energjisë elektrike.
Mirëmbajtje minimale
Zëvendësimi i lehtë i pjesëve, materialet cilësore dhe cilësimet inteligjente ofrojnë mirëmbajtje minimale.
Kontroll i thjeshtë
›› 3 regjime përdorimi: Eco, Auto dhe Boost.
›› Cikël për shkrirje automatike.
›› Cikël mbrojtës për të parandaluar legjionelën.
Çfarë është legjionela
Legjionela është një bakter i rrezikshëm që mund të kolonizojë volumet e larta të ujit të ndenjur në temperaturë të lartë. Ka rreth 35 lloje legjionele dhe të paktën 17 prej tyre janë patogjenike. Legjionela mund të shkaktojë ethet e Pontiakut dhe sëmundjen e legjionarëve.
Regjimet e përdorimit
Regjimi ECO është opsioni më efikas në kosto dhe energji. Duke përdorur vetëm energjinë e rinovueshme, njësia mund t’ju ndihmojë të kurseni më shumë para në faturën e energjisë dhe të mbroni natyrën me pozicionin neutral ndaj CO₂.
Regjimi AUTO përdor energjinë e rinovueshme me ndihmë shtesë nga një ngrohës elektrik për të ofruar komoditet optimal dhe ndikim minimal në mjedis.
Regjimi BOOST përdor energjinë e rinovueshme dhe një element shtesë ngrohës të caktuar në maksimum për të siguruar ujë të ngrohtë në pak sekonda.
Mësoni më shumë
-
Monobloc domestic hot water heat pump_EKHH2E-PAV3_Product Catalogue_ECPEN17-828_EnglishPDF | 4.94MB