Gjatë viteve, ne jemi përpjekur të përmirësojmë nivelin e komoditet që ofron ambienti ku jetojmë. Në zonat e ftohta, jemi përpjekur që t’i ngrohim banesat dhe në klimat më të ngrohta, t’i ftohim ato sepse nëse nuk ndihemi komodë, nuk mund të punojmë apo të relaksohemi. Por, komoditeti termik i rëndësishëm për mirëqenien tonë, bazohet në tre influenca kryesore:
Faktori njeri
veshjet tona dhe niveli i aktivitetit dhe sa kohë qëndrojmë në të njëjtën situatë
Hapësira jonë
temperatura e rrezatimit dhe temperatura rrethuese
Ajri
temperatura e tij, shpejtësia dhe lagështia
Mes këtyre ndikimeve faktori njerëzor është disi i paparashikueshëm. Të tjerat mund të kontrollohen për të ofruar atë ndjesinë e mirëqenies që ne të gjithë e kërkojmë.
Ndryshimet në strukturën e ndërtimit, në praktikat e punës dhe në nivelet e popullimit të brendshëm, kanë krijuar
parametra të reja brenda të cilave duhet të veprojnë projektuesit.
Ndërtesat moderne për shembull, gjenerojnë shumë më tepër nxehtësi se ato të 50 viteve më parë dhe për këtë ka disa arsye: