Skip to main content

Cikli i agjentit ftohës: çfarë është ai?

Kondicioneri funksionon në mënyrë të ngjashme me frigoriferin. Agjenti ftohës qarkullon nëpër sistem dhe ndryshon gjendjen e tij. Janë katër procese në “ciklin e agjentit ftohës”.

Proceset:

1 Kompresori që pompon agjentin ftohës nëpër sistem, është zemra e kondicionerit. Përpara kompresorit, agjenti ftohës është gaz me presion të ulët. Falë kompresorit, gazi arrin presion të lartë, ngrohet dhe rrjedh drejt kondensatorit.

2 Te kondensatori, gazi me temperaturë të lartë dhe preson të lartë çliron nxehtësinë e tij në ajrin e jashtëm dhe kthehet në lëng me presion të lartë dhe temperaturë shumë të ulët.

3 Lëngu me presion të lartë kalon përmes valvulës së zgjerimit, që redukton presionin dhe kështu temperatura shkon poshtë temperaturës së hapësirës së ftohur. Kjo rezulton në lëng agjenti ftohës të ftohtë dhe me presion të ulët.

4 Agjenti ftohës me presion të ulët rrjedh drejt avulluesit ku thith nxehtësinë nga ajri i brendshëm përmes avullimit dhe kthehet në gaz me presion të ulët. Gazi rrjedh sërish te kompresori ku cikli fillon sërish.

Në rast pompe nxehtësie, cikli mund të kryhet në drejtim të kundërt.