

Pjesë e zgjidhjes suaj totale efikase në energji
Ngrohja e ujit kërkon energji dhe më shumë se 40% e ujit që përdorim është ujë i ngrohtë. Zgjedhja e një zgjidhjeje efikase në energji mund t'ju kursejë shumë para në planin afatgjatë.
Opsionet e instalimit të ngrohjes me ujë të ngrohtë
Qoftë kur ju nevojitet vetëm ujë i ngrohtë ose dëshironi të kombinoni ujin e ngrohtë me sistemet solare, për nevojat tuaja ne ofrojmë depozita termike dhe depozita për ujë të ngrohtë shtëpiak.

Depozita termike Daikin Altherma ST
- E pajtueshme me çdo sistem ngrohjeje
- Teknologjia ECH₂O dhe depozita kundër legjionelës ofrojnë ujë të freskët dhe të pastër
- Rrjeti inteligjent rrit efikasitetin e njësisë gjatë periudhave me energji të ulët


Rezervuarët e inoksit
- Izolimi me cilësi të lartë redukton humbjen e energjisë në minimum
- Në intervale të caktuara, njësia e brendshme mund të ngrohë ujin në 60°C për të parandaluar rrezikun e rritjes së baktereve
- Rritje efikase e temperaturës, nga 10°C në 50°C vetëm për 60 minuta
- E disponueshme si zgjidhje e integruar me pompë nxehtësie, bojler me gaz ose depozitë më vete
Kursimet e ujit të ngrohtë me energji diellore
Reduktoni kostot e energjisë duke përfituar nga energjia e rinovueshme e diellit. Panelet tona diellore janë të lehtë për t'u instaluar dhe prodhojnë deri në 70% të energjisë që kanë nevojë bojlerët dhe pompat tuaja të nxehtësisë për ujë të ngrohtë. Të disponueshme njësoj për të gjitha llojet e ndërtesave, sistemet tona solare për ujë të ngrohtë u përshtaten si shtëpive të vogla ashtu edhe hoteleve të mëdha. Zgjidhni mes një sistemi për ujë të ngrohtë pa presion dhe të hermetizuar.

Sistem për ujë të ngrohtë termik pa presion
- Ideale për shtëpitë e reja
- Performancë më e lartë energjie se sistemet e hermetizuara
- Kërkon lidhje direkte vertikale nga depozita me panelet diellore
- Nëse nuk ka diell, sistemi shkarkohet automatikisht për të parandaluar ngrirjen e tubave

Sistem solar i hermetizuar
- Ideale për rinovimet dhe shtëpitë ekzistuese
- Mundësi për të përdorur tuba të harkuar për të lidhur depozitën me panelet diellore
- Të mbushura me ujë dhe me antifriz për të parandaluar ngrirjen e tubave
- Sistemi është i hermetizuar dhe i mbyllur për sigurinë tuaj
Ujë i ngrohtë për llojin e ndërtesës suaj
Qoftë kur posedoni një shtëpi, jeni pronar i një qendre relaksi apo menaxher hoteli, zgjidhjet e Daikin për ujë të ngrohtë do t'i plotësojnë nevojat tuaja. Fillojeni me ne projektin tuaj për ujë të ngrohtë duke zgjedhur llojin e ndërtesës.