Skip to main content

Action bëhet më ekologjik me Programin e Daikin të Riciklimit të Agjentit Ftohës

Krijimi i një ekonomie cirkulare të agjentëve ftohës

bg-image

Me seli në Holandë, Action është një rrjet ndërkombëtar dyqanesh joushqimore me skonto me mbi 1400 dyqane nëpër Holandë, Luksemburg, Belgjikë, Francë, Austri dhe Poloni. Në dyqanet e Action, shiten me skonto më shumë se 6000 produkte të ndryshme, kryesisht joushqimore. Duke u ofruar klientëve të vet produkte me cilësi të mirë me çmime çuditërisht të ulëta, Action eksploron vazhdimisht mënyra të reja për të reduktuar ndikimin e vet në mjedis.

Prandaj, Action intensifikon partneritetin e vet me Daikin për këtë projekt të ri inovativ: duke ricikluar agjentin ftohës nga dyqanet e rikonstruktuara dhe duke e ripërdorur atë.

Një ekonomi cirkulare e agjentëve ftohës

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, dy kompanitë bashkëpunuan për të mbledhur agjentin ftohës R410A nga 12 dyqane të Action që po rikonstruktoheshin, dhe e ripërdorën gazin e ricikluar në 10 dyqane të reja të Action nëpër Evropë.

Këto veprime do të intensifikohen në të ardhmen për të ripërdorur edhe më shumë agjent ftohës.

Një ekonomi cirkulare e agjentëve ftohës

“Duke ngritur këtë ekonomi cirkulare agjentësh ftohës brenda rrjetit tonë të dyqaneve do të reduktojmë më tej ndikimin tonë në mjedis. Në vend të prodhimit të më shumë mbetjeve duke hedhur agjentët ftohës të vjetër dhe duke prodhuar diçka të re, ne përdorim atë që kemi në dispozicion. Në këtë mënyrë, ne krijojmë një rreth të mbyllur përdorimi për agjentët ftohës brenda rrjetit të Action.”

- Michiel Coolen, Menaxher i Ndërtimeve të Grupit, Action

bg-image

Z. Toshitaka Tsubouchi, Zëvendës-President i Daikin Europe thotë: “Si industri, ne jemi vetëm në fillim të udhëtimit tonë për të krijuar një ekonomi cirkulare të furnizimit, përdorimit, rikuperimit dhe riciklimit të agjentëve ftohës. Ne e vlerësojmë shumë Action dhe faktin se ata janë të hapur për të ndërmarrë nisma që do të ndryshojnë tregun e shitjeve me pakicë dhe atë të produkteve HVAC. Ne shpresojmë që të frymëzojmë shumë të tjerë që të bëjnë të njëjtën zgjedhje pozitive dhe të na ndihmojnë të rikuperojmë sasitë e mëdha të agjentit ftohës të disponueshëm në instalimet ekzistuese.”

Dyqanet e Certifikuara të Agjentit Ftohës të Ricikluar

Pas përfundimit me sukses të këtij projekti pilot, Action dhe Daikin ranë dakord të grumbullonin agjent ftohës nga 50 dyqane të Action që janë planifikuar të rikonstruktohen në muajt në vazhdim dhe e ripërdorën gazin e ricikluar në dyqanet e sapondërtuara.

Në këtë mënyrë, dyqanet e reja të Action do të mbështesin plotësisht ekonominë cirkulare të agjentëve ftohës, duke ulur ndikimin e tyre në mjedis dhe duke shmangur prodhimin e agjentëve të rinj ftohës.

Me këtë nismë, Action dhe Daikin vendosën një shembull të fuqishëm për të gjitha grupet e interesit si në sektorin e shitjeve me pakicë, ashtu edhe në industrinë e HVACR.

Mësoni më shumë

Rastet tona të tjera