Korrentet e ftohta

Kondicionerët ndonjëherë kanë korrente të ftohta dhe në fakt, kjo mund të shkaktohet nga sisteme të konceptuara gabimisht. Efekti i mundshëm te personeli rezulton nga vendndodhja e njësisë së brendshme dhe motivi i shpërndarjes së ajrit për këtë arsye duhet të konsiderohet në fazën e dizajnit.

Edhe lartësia e tavanit është e rëndësishme. Prodhuesit e kondicionerëve në përgjithësi supozojnë se lartësia optimale e tavanit për një sistem me zgjerim të drejtpërdrejtë të jetë nga 2,70 deri 3,50 metra. Ajri i ftohtë në rreth 16°C që del nga kjo lartësi mund të përzihet me ajrin e ngrohtë të dhomës përpara se të arrijë në nivelin e personave, duke larguar kështu çdo ndjesi korrenti.

Megjithatë, në përdorimet që nuk plotësojnë këtë standard të përgjithshëm, një sistem cilësor kondicioneri mund të përshtatet për të krijuar kompensimin e duhur.

Sigurisht, edhe vendndodhja e njësisë, edhe lartësia e tavanit kanë një ndikim të madh te korrentet apo mungesa e tyre. Për këtë duhen dhënë disa shpjegime rreth vetive të ajrit të ftohtë. Ajri i ftohtë ka tendencën të “ngjitet” në tavan për një periudhë përpara se të zbresë. Ky njihet si efekti “koanda” dhe ndihmon që ajri i ftohtë dhe ajri rrethues të përzihen përpara se të zbresin në dhomë.

colddraught1_tcm524-223155.jpg
colddraught2_tcm524-223156.jpg