Skip to main content

Teknologjia Streamer e Daikin çaktivizon më shumë se 99,9% të koronavirusit të ri (SARS-CoV-2)

Teknologjia Streamer dhe koronavirusi

Daikin konfirmon efikasitetin e teknologjisë Streamer të regjistruar me patentë, që çaktivizoi me sukses më shumë se 99,9% të koronavirusit të ri (SARS-CoV-2) pas rrezatimit të virusit për 3 orë.

Studimi është kryer nga Daikin Industries Ltd në bashkëpunim me Profesor Shigeru Kyuwa nga Departamenti i Shkencave Biomjekësore të Universitetit të Tokios, dhe një grup kërkuesish drejtuar nga Profesor Shigeru Morikava nga Departamenti i Mikrobiologjisë së Universitetit të Shkencës Okajama.

Streamer

Rezultatet eksperimentale

Ekipi kërkimor kreu një eksperiment ku viruset u rrezatuan për 3 orë me teknologjinë Daikin Flash Streamer.

Rezultatet e këtij eksperimenti treguan se:

  • Shkarkimi i Flash Streamer çaktivizoi 93,65% të koronavirusit (SAR-CoV-2) pas një kohe rrezatimi prej 1 ore

  • Shkarkimi i Flash Streamer çaktivizoi 99,97% të koronavirusit (SAR-CoV-2) pas një kohe rrezatimi prej 3 orësh

Burimi: “Raporti i studimit të efektit të çaktivizimit të gjeneratorit të joneve të plazmës (Daikin Streamer) te SARS-CoV-2” redaktuar nga Shigeru Morikava, Departamenti i Mjekësisë Veterinare, Kursi i Mikrobiologjisë, Universiteti i Shkencës Okajama
Grafiku i mbijetesës së virusit Covid-19

Testet e përshkruara këtu lidhen vetëm me teknologjinë Streamer të regjistruar me patentë. Efektet e produkteve të pajisura me teknologjinë Streamer ose efektet gjatë përdorimit në mjedisin aktual, mund të ndryshojnë. Për më shumë informacion mbi produktet e Daikin që përmbajnë teknologjinë Streamer, ju lutemi referojuni informacionit të produktit përkatës.

Rreth teknologjisë Streamer

Teknologjia Streamer, e zhvilluar nga Daikin në vitin 2004, kryen një dekompozim oksidues të substancave të dëmshme. Shkarkimi i Streamer është një lloj shkarkimi plazme që përfshin një teknologji inovative për purifikimin e ajrit që krijon në mënyrë të stabilizuar elektrone me shpejtësi të lartë.

Kapaciteti i tij i dekompozimit oksidues është shumë më i lartë se shkarkimi tradicional i plazmës (shkarkimi me rrezatim). Gjithashtu, kur kombinohet me komponentë të ajrit, këto elektrone me shpejtësi të lartë kanë mundësinë për dekompozim oksidues që heq vazhdimisht aromat e këqija, bakteret dhe ndotësit e ajrit të brendshëm si formaldehidet.

Artikujt përkatës