Skip to main content

Si të ulni faturat përmes mirëmbajtjes së rregullt të sistemit Daikin

Duke mirëmbajtur rregullisht sistemin tuaj Daikin, do të ruani performancë të lartë dhe do të zgjasni jetën e sistemit, në këtë mënyrë do të ulni kostot e riparimit dhe të energjisë elektrike.

Fakt është se temperatura mesatare në mbarë botën po rritet, gjë që çon në përdorimin më të shpeshtë të kondicionerëve në shtëpi. Në periudhën në vijim priten temperatura jashtëzakonisht të larta, që kondicioneri juaj të funksionojë në mënyrë perfekte, është e nevojshme të kryeni pastrimin në kohë dhe në mënyrë të rregullt të filtrave dhe mirëmbajtjen e pjesëve jetike të sistemit. Kjo është mënyra më e lehtë për t'u përballur me rritjen e temperaturave dhe çmimet e larta të energjisë elektrike.

Beteja me rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Ndoshta rritja e papritur e çmimeve të energjisë në Evropë është përtej kontrollit tonë, por për këtë arsye ne mund të kontrollojmë se sa energji shpenzojmë për kondicionimin në shtëpi.

Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përdorim kondicionerin, por duhet të mësojmë se si ta përdorim atë në mënyrë efikase. Gjëja kryesore është mirëmbajtja e rregullt. Kondicionerët modernë janë dizajnuar për konsum optimal të energjisë dhe reduktim të emetimeve të dioksidit të karbonit, por pavarësisht përparimeve teknologjike, ne nuk mund të përballemi me grimcat e pluhurit që grumbullohen me kalimin e kohës në njësitë e brendshme dhe të jashtme.

Cili është qëllimi i mirëmbajtjes?

Ashtu sikurse servisimi i makinës ose një kontroll i rregullt vjetor sistematik i trupit tonë, qëllimi i mirëmbajtjes së kondicionerit është të sigurohet që ai të funksionojë në mënyrë optimale dhe të minimizojë shanset që të ndodhë ndonjë defekt në momentet kur kemi më shumë nevojë për të.

Mirëmbajtja e kondicionerit përfshin kontrolle të rregullta të komponentëve vitalë të sistemit (funksionimi i kompresorit, sasia e ftohësit në sistem, etj.), si dhe pastrimin e njësisë të brendshme dhe të jashtme. Duke hequr papastërtitë nga shkëmbyesit e nxehtësisë së njësisë të jashtme dhe të brendshme, e kthejmë efikasitetin në origjinal, efikasitetin relativisht më të lartë të sistemit. Ne gjithashtu përmirësojmë cilësinë e ajrit të brendshëm duke hequr pluhurin ose mykun që grumbullohet.

Pse është i rëndësishëm pastrimi i filtrave?

Pastrimi i filtrave është çelësi për qarkullimin efikas të ajrit. Nëse filtrat janë plot me pluhur, ato bëhen pengesë dhe zvogëlojnë rrjedhën e ajrit. Kontribuon drejtpërdrejt në performancë më të dobët, rritje të konsumit të energjisë dhe ngarkesë të sistemit.

Për funksionimin optimal të sistemit tuaj, rekomandohet pastrimi i filtrave 4 herë në vit ose çdo 200 - 250 orë pune.

Si pastrohen filtrat e kondicionerit?

Pastrimi i filtrave është një detyrë relativisht e lehtë, kërkon pak kohë ndërsa në këmbim përfitimet janë të mëdha.

Shumica e kondicionerëve janë bërë me filtra të qasshme të aromës dhe pluhurit të cilat hiqen lehtë. Procesi mund të përshkruhet në 6 hapa: 

  1. Fikni kondicionerin
  2. Hapni kapakun e përparmë të njësisë së brendshme 
  3. Hiqni me kujdes filtrat e pluhurit
  4. Ka dy mundësi për pastrimin e filtrave: mbledhja e pluhurit me fshesë me korrent ose larja me ujë të nxehtë.
  5. Pasi filtrat të jenë tharë, larg nga rrezet direkte të diellit, kthejini ato në njësi 

Këshilla shtesë se si të përmirësoni efikasitetin e kondicionerit

Mirëmbajtja e rregullt do të ruajë efikasitetin e lartë të kondicionerit gjatë gjithë vitit. Ja disa këshilla për të siguruar që sistemi juaj të funksionojë në mënyrë efikase:

• Hiqni çdo pengesë që bllokon rrjedhën e ajrit nga njësia e brendshme dhe e jashtme

• Mbyllni dyert dhe dritaret

• Vendosni një temperaturë të përshtatshme

Platforma Stand By Me

Stand By Me nga Daikin, është një platformë unike që ju mundëson të planifikoni mirëmbajtjen e rregullt me ​​një teknik profesionist dhe të autorizuar. Me regjistrimin e pajisjes tuaj Daikin në platformen Stand By Me, ju nuk duhet të mbani në mend se kur është koha e mirëmbajtjes, sepse sistemi Stand By Me ju dërgon rikujtues për mirëmbajtjen juve dhe instaluesit tuaj. Në Stand By Me ju keni historinë e plotë të servisimit të sistemit tuaj Daikin.

Kërkoni instaluesit tuaj të regjistrojë pajisjen tuaj Daikin në platformë që të fitoni garanci të zgjatur falas. Pas regjistrimit, do të pranoni një email për konfirmim, pas së cilës do të keni një pasqyrë të plotë të dokumentacionit të sistemit tuaj.