Karakteristikat e produktit
- Rrotullimit automatik vertikal i lëviz krahët e shkarkimit nga lart-poshtë për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën
- Sistem ngrohjeje dhe ftohjeje që kursen energjinë, i bazuar në teknologjinë e pompave ngrohëse me burim ajrin
- Efikasitet optimal i energjisë kur lidhet me një sistem Daikin Altherma me temperaturë të ulët
- Njësia e brendshme shpërndan ajër me zhurmën e pëshpëritjes. Zhurma e prodhuar mezi arrin 22dB(A) në funksionin e ftohjes dhe 19dB(A) në funksionin e rrezatimit të nxehtësisë. Për krahasim, zhurma e ambientit në një dhomë të qetë arrin mesatarisht në 40dB(A).
- Kosto përdorimi të reduktuara.
- Lartësia e ulët mundëson që njësia të përshtatet nën një dritare
- Programuesi javor i kohës mund të vendoset për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore
- Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme: Butoni "Silent" në telekomandë e ul zhurmën e funksionimit të njësisë së brendshme me 3dBA.
- Mund të instalohet në mur ose në një pozicion të fshehur
- Funksioni i fuqishëm mund të përzgjidhet për ftohjen e shpejtë; pasi fiket funksioni i fuqishëm, njësia kthehet në funksionin e caktuar më parë.
- Filtri fotokatalitik për pastrimin e ajrit prej apatiti titani i heq grimcat mikroskopike të ajrit, shpërbën fuqishëm erërat dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së baktereve, viruseve, mikrobeve, duke siguruar kështu një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër
Përfitimet
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Modaliteti i fuqishëm
Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.
-
Qetësi pëshpërime
Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.
-
Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme
Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)
-
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
-
Shpejtësia automatike e ventilatorit
Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (5 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Filtër aromatizues prej apatiti titani
Shpërbën aromat e bezdisshme për shembull duhani dhe kafshët
-
Programuesi javor i kohës
Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.
-
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
Detajet teknike
Dokumentimi






Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.
VH(VX,VZ,BH,BX)-D,RHBX-D_4P556080-1A_2019_12_Addendum book for optional equipment.pdf/jcr:content/renditions/cq5dam.web.1280.1280.jpeg)
(B),FWXV-A,RFWXV-A_0081439699_01_0817_Installation Manual.pdf/jcr:content/renditions/cq5dam.web.1280.1280.jpeg)




Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.
