Karakteristikat e produktit
- Paneli ballor i sheshtë dhe me stil shkrihet me çdo lloj dekori të brendshëm dhe është më i lehtë për t'u pastruar
- Vlera efikasiteti sezonal deri në A++ në ftohje
- Zgjedhja e një produkti R-32 ul ndikimin në mjedis me 68% krahasuar me R-410A dhe sjell direkt konsumim më të ulët të energjisë falë efikasitet të tij të lartë në energji
- Daikin Residential Controller (opsional): kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me aplikacion, përmes rrjetit lokal ose internetit.
Përfitimet
-
Aplikacioni Onecta (opsional)
Kontrolloni klimën tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes smartfonit ose tabletit
-
Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes
Redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes.
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Modaliteti i fuqishëm
Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Modaliteti i gjumit të rehatshëm
Funksion i rritjes së komfortit që ndjek një ritëm të caktuar të ndryshimit të temperaturës.
-
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
-
Shpejtësia automatike e ventilatorit
Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (3 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Filtër aromatizues prej apatiti titani
Shpërbën aromat e bezdisshme për shembull duhani dhe kafshët
-
Filtër ajri
Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.
-
Programues kohe për 24 orë
Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh
-
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
Detajet teknike
Dokumentimi
Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.
