Karakteristikat e produktit
- Vlera efikasiteti sezonal deri në A++ në ngrohje, që rezultojnë në kosto më të ulëta përdorimi krahasuar me bojlerët me gaz dhe ngrohjen elektrike
- Funksioni i ngrohjes së dyshemesë optimizon konveksionin duke shpërndarë ajrin e ngrohtë nga poshtë njësisë
- Funksioni i ngrohjes plus ofron 30 minuta ngrohje komode duke simuluar ngrohjen me rrezatim
- Duke përdorur elektronet për të nxitur reaksionet kimike me grimcat në ajër, Flash Streamer zbërthen alergjenët e tillë si poleni dhe alergjenët fungalë, si dhe heq aromat e bezdisshme duke ofruar një ajër më të mirë dhe më të pastër
- Dizajn bashkëkohor i shkëlqyer
- Qarkullim i dyfishtë dhe i shkarkimit të ajrit për një shpërndarje më të mirë
- Daikin Residential Controller (opsional): kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me aplikacion, përmes rrjetit lokal ose internetit.
- Funksionim i heshtur: niveli i presionit të zhurmës i ulët deri në 19 dBA
- E kombinueshme me njësi të jashtme Multi me 2 dhe 3 porta (përveç 2-3MXM68)
Përfitimet
-
Aplikacioni Onecta (opsional)
Kontrolloni klimën tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes smartfonit ose tabletit
-
Ngrohja nga dyshemeja
Optimizon konveksionin duke shpërndarë ajrin e ngrohtë nga poshtë njësisë
-
Ngrohja plus
Ofron 30 minuta me ngrohje komode duke simuluar ngrohjen me rrezatim
-
Modaliteti ekonomik
Ul konsumin e energjisë në mënyrë që të mund të përdoren aparaturat e tjera që kërkojnë sasi të madhe energjie. Ky funksion mundëson gjithashtu kursimin e energjisë.
-
Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes
Redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes.
-
Modaliteti i caktuar për natën
Kursen energji duke parandaluar ftohjen ose ngrohjen e tepërt gjatë natës.
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Parandalimi i korrenteve të ajrit
Kur fillon të ngrohet ose kur termostati është i fikur, drejtimi i nxjerrjes së ajrit vendoset horizontalisht dhe ventilatori vendoset në shpejtësi të ulët për të parandaluar korrentet e ajrit. Pas ngrohjes, nxjerrja e ajrit dhe shpejtësia e ventilatorit vendosen sipas dëshirës.
-
Modaliteti i fuqishëm
Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme
Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)
-
Funksionimi pa zhurmë i njësisë së jashtme
Butoni "Silent" në telekomandë e ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së jashtme me 3dB(A) për të siguruar një ambient të qetë për fqinjin.
-
Modalitet i qetësisë së natës
Ul automatikisht zhurmën e funksionimit të njësisë së jashtme gjatë natës me 3dB(A) duke eliminuar një tel urë të njësisë së jashtme. (Njësitë e jashtme të shumëfishta vetëm në modalitetin e ftohjes).
-
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
-
Shpejtësia automatike e ventilatorit
Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (5 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Flash Streamer
Duke përdorur elektronet për të nxitur reaksionet kimike me grimcat në ajër, Flash Streamer zbërthen alergjenët e tillë si poleni dhe alergjenët fungalë, si dhe heq aromat e bezdisshme duke ofruar një ajër më të mirë dhe më të pastër
-
Praktikisht i padëgjueshëm
Praktikisht i padëgjueshëm: njësia funksionon kaq pa zhurmë, sa pothuajse do të harroni se ndodhet aty.
-
Filtër aromatizues prej apatiti titani
Shpërbën aromat e bezdisshme për shembull duhani dhe kafshët
-
Filtër ajri
Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.
-
Programuesi javor i kohës
Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.
-
Programues kohe për 24 orë
Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh
-
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
-
Telekomanda me kabllo
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.
-
Kontrolli i centralizuar
Nis, ndalon dhe rregullon disa kondicionerë ajri nga një pikë qendrore.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
-
Aplikim për shumë modele - deri në 3 njësi të brendshme (2MXM68 dhe 3MXM68 nuk mund të kombinohen)
Deri në 3 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të vihen në funksionim individualisht brenda të njëjtit modalitet ngrohjeje ose ftohjeje.
Detajet teknike
Dokumentimi
Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.



Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.





