international-young-graduate-programme-header.jpg

Takohuni me të diplomuarit e Programit të të Diplomuarve të Rinj Ndërkombëtarë të Daikin Europe

Pas përfundimit të studimeve dhe temës së diplomës, marrja e diplomës shënon fillimin e një rrugëtimi të ri për shumë të diplomuar. Por, pas zbehjes së entuziazmit të festimeve, shumë të diplomuar përballen me sfidën e gjetjes së punës së duhur pas universitetit.

Për Gülnur Durak dhe Dieter Van Isterdael, kjo ishte një ndjesi e njohur, derisa gjetën Programin e të Diplomuarve të Rinj të Daikin Europe. Tani punonjës aktualë pranë Daikin Europe, ne folëm me Gülnur dhe Dieter për të mësuar rreth përvojës së tyre dhe se si programi ndihmoi në nisjen e karrierës së tyre.

international-trainees-normale-afd.jpg

Çfarë ju bëri të aplikonit pranë Programit të të Diplomuarve të Rinj Ndërkombëtarë të Daikin Europe?

GD: E pashë këtë program si mundësi për të nisur ndërtimin e karrierës sime ndërkombëtare. Për një të sapodiplomuar, shansi për të punuar në departamente të ndryshme ishte një avantazh i madh sepse ishte shans për të kuptuar se ç’do të thoshte të punoje në Marketing, Planifikimin e Produkteve ose Zinxhirin e Furnizimit.

DVI: Variacioni dhe sfida. Si i sapodiplomuar, nuk kisha asnjë ide se ku po shkonte jeta apo karriera ime. Nuk ia kisha idenë se çfarë do të bëhesha, dhe gjatë kërkimeve të mia zbulova se doja diçka që do të më sfidonte të rritesha dhe të mësoja edhe më shumë.

Gjatë programit, në cilat departamente të Daikin Europe punuat?

GD: Gjatë periudhës nën trajnim, punova në departamentet e Furnizimit, Marketingut Strategjik dhe Planifikimit të Shitjeve në Daikin Europe, dhe më pas në Planifikimin e Prodhimit në një fabrikë partnere në Itali. Pas kësaj përvoje shkova në Departamentin e Shitjeve të Partnerëve në DENV Bruksel, dhe që prej janarit 2016 kam punuar me Departamentin Ndërkombëtar të Shitjeve të Llogarive Kyçe.

DVI: Në fillim nisa në Përmirësimin e Produkteve, më pas kalova te Shitjet e Konsulencës dhe në vijim te Planifikimi i Prodhimit. Aktualisht punoj në Qendrën e Garancisë së Cilësisë në Republikën Çeke.

young-graduates-2.jpg
young-graduates-compact-ahu.jpg

A ka ndonjë projekt special që keni punuar për të cilin jeni më shumë krenar?

GD: Në modulin tim për Planifikimin e Shitjeve, mora detyrën për të krijuar një databazë në Access për të ndihmuar një zyrë partnere që të përmirësonte procesin e buxhetit. Kur fillova projektin, nuk dija asgjë rreth Access. Por, Menaxheri im në atë kohë, Tom Demeire, kishte besim të plotë tek unë dhe tek aftësitë e mia. Mund të kem filluar te zeroja, por deri në fund të projektit më ftuan të shkoj në Dubai për të trajnuar ekipin e Planifikimit të Shitjeve rreth mjetit që kisha krijuar. Ishte një përvojë e shkëlqyer!

DVI: Sfida më emocionuese dhe shpërblyese ishte në shitjet e konsulencës. Në atë kohë, tërhoqëm një distributor në Marok dhe puna ime ishte t’i mësoja se si të punonin me programin tonë të shitjeve dhe t’i ndihmoja të shisnin produktet tona. Procesi i trajnimit dhe vizitat e para të klientit nuk ishin të lehta dhe u deshën disa sesione, por kur përfunduan projektet e para, më dha mua dhe të tjerëve energjinë e duhur për të luftuar shumë më tepër për projektin e radhës.

Si ju ndihmoi ky program të nisnit karrierën tuaj?

GD: Pjesa më e mirë e programit është mundësia për të punuar në fusha shumë të ndryshme të Daikin. Kjo më ndihmoi të zbuloja atë që doja të bëja vërtet me karrierën time në kompani, dhe si rezultat fillova te Shitjet.

DVI: Falë programit, tani punoj jashtë vendit në fabrikën tonë në Republikën Çeke. Në pozicionin aktual, punoj me departamente të ndryshme, gjë që kërkon prej meje që të kem një kuptim bazë të mënyrës se si funksionon kompania. Falë këtij programi, unë njoh shumë prej personave që punojnë në këto departamente dhe jo vetëm që mund të mësoj prej tyre, por ende varem nga ekspertiza e tyre.

Çfarë këshille do t’u jepnit të sapodiplomuarve të rinj që po mendojnë të aplikojnë në këtë program?

GD: Shkoni te programi me mendje të hapur dhe tregohuni të gatshëm të punoni në departamente të ndryshme. Edhe nëse mendoni se një profesion i caktuar nuk përputhet me interesat tuaja apo diçka që doni të bëni në të ardhmen, përvoja do të jetë e dobishme. Plus, mund të keni një ide rreth jetës nga “ana tjetër e tavolinës”.

DVI: Është një mundësi dhe sfidë për të mësuar gjërat që nuk e dinit se donit t’i mësonit. Është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për t’u specializuar në më shumë se një fushë. Pyetja është: a do ta pranoi sfidën?