EPRA014-018D_ip1_bg_v2.png

Ekipi që qëndron pas produkteve tona të ngrohjes

Ne mund të njihemi si liderë globalë në fushën e kondicionerëve, por vitet e fundit kemi krijuar pozicionin tonë si inovatorë edhe në fushën e tregut të ngrohjes. Por pas çdo zgjidhjeje inovative për ngrohjen që krijojmë, qëndron një inxhinier i talentuar. Në këtë seri, do të shkojmë prapa kuintave për t’u takuar me ekipin tonë të zhvillimit të ngrohjes. Zbuloni historitë e tyre, mësoni rreth karrierave të tyre dhe mësoni se si puna e tyre na ndihmon të krijojmë një botë më të shëndetshme, më ekologjike dhe më komode.

Inovacioni i Daikin Emura

Ju prezantojmë Rishi dhe Harsh

Inxhinierë të Zhvillimit për ngrohjen pranë Qendrës së Zhvillimit EMEA

“Nga sesionet intensive të rrahjes së ideve deri te ndjekja e kurbave të mësimit për të arritur më në fund momentin “Eureka”. E dimë se kemi arritur suksesin kur kemi krijuar një njësi që balancon dizajnin, efikasitetin dhe performancën.”

“Pompat e nxehtësisë shkojnë përtej dizajnit dhe estetikës.”

Rishi: “Aktualisht po punoj me një pompë nxehtësie të projektuar për tregjet skandinave dhe gjermane, që e quajmë “model të nivelit të lartë”. Por shpejt zbulova se pompa e nxehtësisë sot është më shumë sesa një dizajn i bukur; ajo duhet të jetë me efikasitet në energji dhe të plotësojë standardet më të larta në cilësi dhe performancë”.

“Fokusi kryesor i ekipit tonë është të prezantojë një produkt të veçantë me veçori të jashtëzakonshme dhe t’u ofrojë klientëve komoditet total”.

“Sfidat e mëdha paraqesin mundësi të reja”.

Harsh: “Projekti im i parë ishte të zhvillohej gjenerata e re e pompave të nxehtësisë me burim tokësor. Për shkak të pritshmërive të larta nga tregu, ekipi ynë u përball me sfida të ndryshme teknike që duhet të kapërcesheshin brenda një afati të shkurtër. Në fund, dorëzuam një njësi me performancë të lartë në çdo aspekt, për të cilën mund të jemi krenarë të gjithë.”

Rishi: “Arritja e objektivit tonë për një projekt është sfida më e madhe me të cilën përballemi, por kjo është ajo që e bën emocionues procesin e zhvillimit. Ai kthehet në një rrugëtim: Nga sesionet intensive të rrahjes së ideve deri te ndjekja e kurbave të mësimit për të arritur më në fund momentin “Eureka”. E dimë se kemi arritur suksesin kur kemi krijuar një njësi që balancon dizajnin, efikasitetin dhe performancën.”

“Një ekip divers me një objektiv të përbashkët”

Rishi: “Jam i kënaqur që mund të ndaj këto përvoja të veçanta zhvillimi me një ekip të mrekullueshëm kolegësh. Puna me një ekip kaq divers ju lejon të jeni i hapur ndaj ideve të reja. Janë perspektivat, përvojat dhe njohuritë e ndryshme që janë bërë blloqet ndërtuese të Qendrës së Zhvillimit EMEA (EDC).”

Hapi i madh në Belgjikë

Harsh: “Studiova që të bëhem inxhinier mekanik në Indi përpara se të transferohesha në Belgjikë dy vjet më parë. Daikin Europe është puna ime e parë.”

Rishi: “Kjo është puna ime e parë. Karrierën e fillova si praktikant pranë Daikin India ndërkohë që diplomohesha si inxhinier mekanik. Pas praktikës, aplikova për punë pranë Daikin Europe, fitova vendin e punës dhe më pas u transferova në Belgjikë. Rrugëtimi im nga Daikin India në Daikin Europe ka qenë veçse një ëndërr e bërë realitet”.

Çfarë ka më pas?

Harsh: “U bëra lider për një projekt të ndryshëm. Megjithëse kurba e mësimit ishte shumë e lartë, më pëlqeu gjithanshmëria që sjell ky rol në punën time”.

Rishi: “Rritja nga praktikant në punonjës ndërkombëtar ka qenë një kurbë mësimi masive për mua dhe koncepti i Daikin për trajnimin në punë është diçka që më pëlqen, sepse më jep mundësi dhe sfida të shumta. Për ta përmbledhur, ka qenë një rrugëtim inovacioni, entuziazmi dhe motivimi”.

SvD_LaMovida_Daikin_showroom_hires 174.jpg
Inovacioni i Daikin Emura

Ju prezantojmë me Joris

Dizajner për ngrohjen pranë Qendrës së Zhvillimit EMEA

“Që nga mosha e re, gjithmonë më ka interesuar mekanika. Prindërit e mi kanë një biznes servisi, dhe gjithmonë kam punuar me motorë. Por kisha edhe pasion dizajnin. Doja diçka që i gërshetonte të dyja këto interesa, prandaj vendosa të ndjek shkollën për elektromekanikë”.

Na tregoni për rrugën e karrierës suaj dhe çfarë ju solli në Daikin Europe

“Që nga mosha e re, gjithmonë më ka interesuar mekanika. Prindërit e mi kanë një biznes servisi, dhe gjithmonë kam punuar me motorë. Por kisha edhe pasion dizajnin. Doja diçka që i gërshetonte të dyja këto interesa, prandaj vendosa të ndjek shkollën për elektromekanikë. U bëra pjesë e Daikin Europe në vitin 1996; ajo ishte puna ime e parë, kontratën e nënshkrova pak para se të diplomohesha. Karrierën e fillova në departamentin e kondicionerëve dhe VRV përpara se të transferohesha te ngrohja”.

Çfarë përfshin roli juaj?

“Roli im është të fokusohem te pjesa strukturore e njësisë, veçanërisht kasa e saj. Unë punoj me palë të jashtme për të krijuar dizajnin aktual dhe prej aty, shikoj se si mund t’ia përshtasim dizajnin njësisë. Më pas, punoj me një ekip për të testuar prototipin për të kontrolluar që kasa e ndihmon njësinë të respektojë rregulloret më të fundit për zhurmat dhe standardet e performancës së lartë të Daikin”.

Cilat janë disa prej njësive të ngrohjes me të cilat keni punuar?

“Së fundi punova me kasën e një pompe nxehtësie gjeotermike, dhe tani po punoj me kasën e një monoblloku të ri”.

Cilat janë sfidat më të mëdha kur krijoni këto njësi?

“Unë e kaloj pjesën më të madhe të ditës në dhomën e zhurmave, ku teston njësitë për të parë nëse respektojnë rregulloret më të fundit për zhurmat. Për një prej njësive tona, na u desh ta vendosnim në një kuti metalike hermetike brenda kasës. Ky ishte veprimi i duhur sepse pas disa testeve ishim në gjendje të arrinim zhurmën e ulët në punë që kërkonim”.

Cili është projekti për të cilin krenoheni më shumë?

“Kam ndihmuar në krijimin e dizajnit të ri të gamës Daikin Altherma 3, që rezultoi fituese e dy çmimeve të mëdha të dizajnit. Komentet nga instaluesit në terren janë gjëja më e rëndësishme për mua, dhe kam dëgjuar që ata ishin shumë të kënaqur me Daikin Altherma 3. Ky është lajm i shkëlqyer sepse nëse u pëlqen të punojnë me të, aq më shumë të ngjarë ka që ata ta rekomandojmë dhe ta shesin atë”.

Kur nuk jam në punë…

shoh ekipin tim të preferuar të futbollit (Club Brugge), punoj kopshtin ose kaloj kohë me dy vajzat e mia”.

Inovacioni i Daikin Emura

Ju prezantojmë me Kobe

Inxhinier i Zhvillimit për ngrohjen pranë Qendrës së Zhvillimit EMEA

“U diplomova me gradën Master në elektromekanikë dhe po kërkoja për punë në zhvillimin e produkteve. Në fillim fillova me testimin e softuerëve përpara se të kaloja tek ekipi i zgjidhjeve të ngrohjes për të zhvilluar pompat e nxehtësisë. Tani, shkruaj specifikimet e softuerëve për njësitë e brendshme”.

Na tregoni për rrugën e karrierës suaj dhe çfarë ju solli në Daikin Europe

“Karriera ime pranë Daikin Europe filloi pesë vjet më parë. U diplomova me gradën Master në elektromekanikë dhe po kërkoja për punë në zhvillimin e produkteve. Në fillim fillova me testimin e softuerëve përpara se të kaloja tek ekipi i zgjidhjeve të ngrohjes për të zhvilluar pompat e nxehtësisë. Tani, shkruaj specifikimet e softuerëve për njësitë e brendshme. Asnjëherë nuk prisja që të arrija në këtë rol të veçantë, por më pëlqen që jam ekspert në këtë fushë (dhe që edhe kolegët e mi më shohin si të tillë!)”.

Çfarë përfshin roli juaj?

“Fokusi im kryesor është shkrimi i softuerëve për njësinë e brendshme, si injektimi i gazit dhe EU HP. Detyra ime është të krijoj lidhjen mes njësisë së brendshme dhe telekomandës. Për të arritur këtë, shpesh bashkëpunoj me zyrën tonë partnere në Ghent, dhe furnitorin e softuerëve për të parashikuar problemet e mundshme dhe për të kryer testet vijuese. Gjithashtu punoj me ekipin e shitjeve për të marrë përshtypje në kohë reale nga klientët dhe i aplikoj ato ndryshime në softuerin tonë”.

Cilat janë disa prej njësive të ngrohjes me të cilat keni punuar?

“Kam punuar me Daikin Altherma, njësinë e injektimit të gazit dhe EU HP."

Cilat janë sfidat më të mëdha kur krijoni këto njësi?

“Sfida kryesore është të sigurohemi që të kryejmë testime të mjaftueshme përpara se ta hedhim në treg produktin për t’i zbuluar problemet paraprakisht. Nëse gjejmë probleme, na duhet të gjejmë një mënyrë për t’i rregulluar ato në softuerë ose në specifikime”.

“Kjo është një sfidë me të cilën përballemi kur krijojmë njësinë e injektimit të gazit. Pas kryerjes së disa testimeve, ishte e qartë se na duhej të përshtatnim të gjithë softuerin sepse ishte modeli i parë split hidronik. Por kjo është arsyeja pse testimi është aq i nevojshëm: procesi siguron që të garantojmë se telekomanda dhe njësia funksionojnë së bashku pa ndërprerje”.

Cili është projekti për të cilin krenoheni më shumë?

“Jam shumë krenar për njësinë e re Daikin Altherma dhe telekomandën e tij krejtësisht të re. Ky produkt Daikin Altherma ka krijuar bazën për produktet tona të ardhshme të ngrohjes dhe unë isha përgjegjës për zhvillimin dhe lidhjen mes telekomandës dhe njësisë. Duke qenë se ishte një sistem i ri, kisha mundësinë që t’i jepja telekomandës një përditësim të plotë me dizajn, veçori dhe rregullime softueri të reja”.

Kur nuk jam në punë…

i bie kitarës elektrike me grupin tim rock ose luaj në turne futbolli me kolegët e Daikin."