Pesë mësimet që nxora si i Diplomuar i Ri Ndërkombëtar

Pesë mësimet që nxora si i Diplomuar i Ri Ndërkombëtar

Për Michael dhe Sihan, punonjës aktualë të Daikin Europe, Programi i të Diplomuarve të Rinj ishte më shumë se një gur kapërcimi për në karrierën e tyre. Ishte një mundësi për të fituar ekspozim në fushë dhe për të fituar përvojë të çmuar për zhvillimin e tyre profesional.

U kërkuam Michael dhe Sihan të ndanin me ne 5 mësimet kryesore që ata nxorën gjatë kohës së tyre në program dhe këshillës së tyre për rekrutët e ardhshëm!

Tregohuni mendjehapur

Tregohuni mendjehapur

Sihan: Një prej avantazheve të programit është se keni mundësinë të punoni në departamente të ndryshme të Daikin Europe. Është e rëndësishme të tregoheni mendjehapur sepse në fund, nëse doni që të njihni me hollësi secilin departament, do të mësoni më shumë rreth kompanisë dhe mënyrës së bashkëpunimit me ekipet e tjera.

Michael: Duke qenë mendjehapur është gjithashtu e rëndësishme edhe për zgjidhjen e problemeve. Kur fillova programin, shpesh përdorja idetë e mia për të trajtuar një problem që nga fillimi. Por shpejt e kuptova se ky ishte thjesht efekti i vizionit tunel. Mësova që të merrja kohën e duhur për të marrë këshilla nga kolegët, mund të fitoja informacionet e duhura për t’u kthyer dhe për të propozuar një zgjidhje edhe më të mirë.

Kini një mentalitet global

Sihan: Daikin Europe është një grup shumë ndërkombëtar. Me shtatë fabrika dhe njëzet divizione shitjesh nëpër Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, ka një shans të mirë që të keni mundësi të punoni me kolegë dhe ekipe jashtë zyrës suaj qendrore.

Michael: Nëse e shikoni një produkt Daikin nga një këndvështrim global, ai do t’ju përgatisë juve gjithashtu të mendoni në mënyrë strategjike. Për shembull, strategjitë që planifikoni ose u propozoni kolegëve mund të ndikojnë në kompani jo vetëm brenda rajonit tuaj, por edhe në mbarë botën. Puna me kolegë të kombësive dhe kulturave të ndryshme do t’ju përgatisë të punoni në një organizatë ndërkombëtare.

Kini një mentalitet global
Ndërtimi i rrjetit tuaj

Ndërtimi i rrjetit tuaj

Michael:Rrjeti juaj është kyç. Duhet të punoni në ekip dhe të jeni të hapur të mësoni nga kolegët me më shumë përvojë. Duke ndërtuar një rrjet të brendshëm nga departamente të ndryshme, ju do të gjeni personat e duhur për të bashkëpunuar për projektet e ardhshme.

Sihan: Krijimi i rrjetit është një prej gjërave më thelbësore për t’ju vënë në rrugën e duhur të suksesit. Krijimi i një rrjeti të brendshëm mund të përshpejtojë efikasitetin dhe cilësinë e punës suaj, ndërsa krijimi i një rrjeti të jashtëm, (ndërtimi i lidhjeve me furnitorët, tregtarët dhe distributorët), mund t’ju ndihmojë të zgjeroni mundësitë tuaja të biznesit.

Sfidojeni mendimin tradicional

Michael: Gjatë periudhës së trajnimit ju përballeni me shumë sfida për të cilat nuk jeni përgatitur. Mos u trembni nga këto sfida. Në vend të kësaj, shikojini ato si mundësi për të shtyrë më tej kufijtë e zonës suaj të komoditetit. Analizoni problemin, nisni diskutimet me të tjerët dhe përdorni imagjinatën tuaj. Pika e fundit është ajo që dua të theksoj më shumë sepse propozimi i një zgjidhjeje standarde është i lehtë. Kur ju guxoni të keni ëndrra të mëdha, mund t’i ofroni më shumë vlerë një kompanie dhe të krijoni efekte afatgjata.

Sihan: Pavarësisht nëse është në departamentin e shitjeve apo në prodhim, Daikin Europe ka nevojë që ju të keni një mendje dinamike dhe një perspektivë afatgjatë. Nga përvoja ime në Qendrën Evropiane të Prokurimit (EPC), kam mësuar se mendimi jashtë kornizave ishte thelbësor për gjetjen e zgjidhjes së duhur për secilën fabrikë Daikin. Janë këto lloje detyrash që mund t’ju sfidojnë të mendoni ndryshe për të hartuar strategji inteligjente.

Mos kini frikë të bëni gabime

Sihan: Tregohuni konfident, askush nuk është i përkryer. Kur filloni trajnimin, askush nuk pret që ju të dini gjithçka rreth çdo produkti për çdo departament. Kjo është arsyeja pse drejtimi i pyetjeve është hapi i parë kryesor për të filluar mësimin. Kur punoja te Daikin Applied, nuk dija absolutisht asgjë për çillerët, por mësova shpejt sepse guxoja të drejtoja pyetje dhe të mësoja nga gabimet e mia. Ky ishte një mësim i madh sepse tani kam besim te njohuritë e mia rreth këtyre produkteve kur flas me furnitorët dhe profesionistët.

Michael: Në karrierën tuaj profesionale, duhet t’i shikoni gabimet si pjesë të zhvillimit tuaj profesionial. Gjatë pjesës së parë të trajnimit tim, më kujtohet që bëra një gabim në llogaritje prandaj kisha frikë nga pasojat. U mora me zgjidhjen duke u komunikuar palëve përkatëse se çfarë ndodhi dhe bashkëpunova me ta për të zgjidhur problemin. Në fund, askush nuk u zemërua, askush nuk lëndua, dhe bota nuk ndaloi. Këshilla ime: Mos kini frikë të pranoni gabimet tuaja, flisni hapur me kolegët tuaj dhe përdoreni si një përvojë mësimi.