Nieuwe breakzone 1.jpg

Bilanci i Daikin për koronavirusin: “E gjithë fabrika është modifikuar brenda dy ditëve”

Kriza e koronavirusit po ndikon në jetën dhe bizneset tona. Lexoni më shumë rreth masave që po marrim për të mbajtur në punë fabrikën tonë në Ostend dhe për të mbajtur të sigurt punonjësit e Daikin në një intervistë me Zëvendës-Presidentin Wim De Schacht të fillimit të këtij muaji.

Po afroheni më shumë se 1,5 metra? Jo në Daikin në Ostend. “E gjithë fabrika është modifikuar brenda dy ditëve. Ne vazhdojmë gjithashtu të bëjmë modifikime bazuar në përvojën e fituar dhe në informacionet nga kompanitë e tjera,” thotë Zëvendës-Presidenti Wim De Schacht.

Çfarë ndikimi ka pasur kriza e koronavirusit në biznesin tuaj?

“Sapo qeveria shpalli masat e distancimit social, fabrika në Ostend u mbyll për dy ditë në mënyrë që të mund të modifikonim gjithçka”, sipas Wim De Schacht.

“Mes gjërave të tjera, rrugët e kalimit janë sistemuar në mënyrë të tillë që kudo ka trafik vetëm me një drejtim, prandaj nuk mund të hasësh me personat e tjerë. Kushdo që duhet të përdorë dhomat e ndërrimit, duhet të marrë një biletë dhe ka numër biletash vetëm sa numri i personave që është e sigurt të jenë brenda dhomës.

Turnet e tjera fillojnë gjithashtu të punojnë në mëngjes dhe pasdite. Kur vijnë, gjithsecili merr një palë dorashka. Pas çdo turni, të gjitha materialet dekontaminohen, nga kaçavidat deri te panelet e kontrollit.

Të gjithë punonjësit e sëmurë monitorohen. Çdo punonjës me simptoma të dyshuara që mund të tregojnë se ka koronavirus, duhet të qëndrojë në shtëpi. Kjo aplikohet edhe nëse, në parim, mjeku thotë se ata mund të kthehen në punë. Ne lejojmë që kushdo që ka rezultuar pozitiv në test të qëndrojë në shtëpi për më shumë se 14 ditë. Ne gjithashtu monitorojmë numrin e të sëmurëve në secilin departament”.

A është e lehtë të respektohen rregullat e distancimit social?

“Duhet disiplinë. Ne kemi hartuar një manual shëndetësor, prandaj të gjithë e dinë se çfarë të bëjnë. Ne kemi emëruar gjithashtu personel për të kontrolluar nëse rregullat e reja po ndiqen, sepse nuk është gjithmonë e lehtë të përshtatet me shpejtësi sjellja me një realitet të ri. Por, ne po marrim hapa të reja çdo ditë për t’u përmirësuar edhe më shumë”.

Cili është shqetësimi juaj më i madh i momentit?

“Ne kemi 12 fabrika në Evropë. Shumica e tyre punojnë me 70 deri 80 përqind kapacitet. Për shkak të masave të marra këtu, ne kemi vetëm 30 përqind kapacitet në Ostend për momentin. Ne mund të vazhdojmë të plotësojmë kërkesën për produktet tona aktualisht, sepse ato kanë rënë me rreth 20 përqind dhe ne kemi pasur ende në stok.

Por, dëshirojmë të fillojmë të shkojmë në 60 përqind kapacitet me faza gjatë tri javëve në vazhdim. Ne thjesht shpresojmë që të mos ketë rritje të rasteve, ku qeveria liron masat dhe më pas papritur të duhet t’i shtrëngojë ato përsëri.

Një mbyllje e tillë do të ishte katastrofike. Prandaj, duhet të shohim inovacionet që do ta mbajnë ekonominë sërish në këmbë. Për shembull, mund ta ndajmë kompaninë në zona dhe t’i aktivizojmë ato në mënyrë që të mund të vazhdojmë të punojmë gjatë një rritjeje të rasteve.”

Wim De Schacht - Daikin - 05.jpg

Çfarë mund të bëjë më mirë qeveria?

Do të ishte mirë nëse do të kishte ndonjë standard ISO për masat e distancimit social në mënyrë që të ishte e qartë nëse një vend pune është i sigurt dhe po i bën gjërat siç pritet.

Edhe nëse gjendet një vaksinë, ne mendojmë se higjiena e dhe sjellja e distancuar do të mbeten. Prandaj, mendojmë se shumë nga përshtatjet do të bëhen stukturore. Gjëja e mirë për këtë është se do të jemi të përgatitur për çdo epidemi në të ardhmen.

Gjithashtu, duhet të bëhen më shumë teste për të gjithë që kanë pasur koronavirusin dhe janë imunë. Ne i mbështesim masat e qeverisë, por duhet të kujdesemi që të kufizojmë dëmet kolaterale. Veçanërisht pasi jemi prekur prej kësaj prej muajsh.”

Si e shikoni të ardhmen?

“Ne mendojmë se do t’i ndiejmë efektet negative deri në dhjetor të këtij viti për shkak të kërkesës së reduktuar. Prandaj, nuk presim një rikuperim real deri në vitin 2021”.

Ky artikull është përkthim nga: voka.be

Artikujt përkatës